Aplikacion
Scholz tha, se vendimet që ka marrë ndërkohë presidenti Trump, dua “t’i analizoj saktësisht bashkë me partnerët tanë europianë. “Europa duhet të jetë e fortë dhe rezistente në një botë, që – për ta formuluar me kujdes – është në lëvizje”, theksoi kancelari gjerman.
Forcimi i aftësisë së konkurrencës dhe rritjes ekonomike
Duke iu referuarbashkëpunimit gjermano-francez Scholz theksoi rëndësinë e “agjendës së përbashkët për aftësinë e konkurrencës dhe rritjes ekonomike”. Presidenti francez Macron në të njëjtin kontekst mbështeti pozicionin e kancelarit Scholz duke shtuar, se: “Ne jemi saktësisht në një linjë, për të ndjekur një politikë ambicioze të konkurrencës”, duke tërhequr vëmendjen po ashtu si edhe Scholz për shmangien e burokracisë si dhe për mbështetjen e sektorëve kritikë si industria e automobilëvë, e çelikut dhe ajo kimike.
Takimi në Paris (22.01.2025) u zhvillua në kuadër të 62 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Elysée-së, që konsiderohet si themeli i miqësisë gjermano-franceze./DW