zoom

Lajme

Zbulohet se çfarë i tha rreshteri Zonjës së Parë, Melania gjatë kërcimit në Ballon Presidenciale

Rreshteri i Ushtrisë Amerikane, Henry Waller, që u pa duke vallëzuar me Melania Trump gjatë Ballos Presidenciale pas inaugurimit të Trump, ka zbuluar detaje nga biseda që pati me Zonjën e Parë.

Ky moment, i transmetuar live dhe shpërndarë në rrjetet sociale, tërhoqi vëmendjen e publikut dhe ngjalli kureshtje për atë që ata mund të kishin biseduar gjatë këtij vallëzimi.

Waller u paraqit në skenë për të vallëzuar me Melania-n, ndërsa Presidenti Trump vallëzoi me rreshteren Tatiana Saldana nga Forca e Hapësirës. Momentet e vallëzimit u zhvilluan në Qendrën e Konventave Walter E. Washington, dhe ishin të shoqëruar nga çifti tjetër, zv. presidenti JD dhe Usha Vance, të cilët gjithashtu vallëzuan me ushtarët.

Në një intervistë me Inside Edition, Waller tregoi se ndihej i emocionuar dhe përpjekjet për të ruajtur qetësinë ishin të vështira. Ai tha:

“Pasi dola në skenë, përpiqesha të ruaja seriozitetin, por na thanë se mund të buzëqeshim nëse dëshironim,” duke shtuar se ishte i mbushur me gëzim duke parë duarrokitjet e shumta nga njerëzit në sallë.

Kur u pyet për bisedën që pati me Melania-n, Waller zbuloi se e pyeti se si po kalonte nata, dhe ajo iu përgjigj se po kalonte mirë. Ajo gjithashtu i bëri po të njëjtën pyetje dhe Waller që u përgjigj: “Ishte fantastike.” Ai gjithashtu përgëzoi Melania-n për kërcimin e saj, duke thënë:

“Po, ajo kërcen shumë mirë.”
Waller po ashtu pranoi se provat për këtë moment vallëzimi ishin shumë të thjeshta dhe se i kishte bërë ato vetëm me gruan e tij në shtëpi.

Related Posts

None found