zoom

Bota

Trump “goditje të fortë” personave pa gjini: T’ju bllokohen pasaportat

Sekeretari amerikan i shtetit, Marco Rubio ka urdhëruar stafin e tij të ngrijë të gjitha aplikimet për pasaportë me shënuesit e seksit “X” dhe ndryshimet në identitetin gjinor në pasaportat ekzistuese, pas një urdhri të ri ekzekutiv të nënshkruar nga Donald Trump në ditën e tij të parë të detyrës.

Rubio, ka njoftuar stafin e departamentit të zbatonte udhëzimet e reja strikte për dokumentacionin zyrtar.

“Politika e Shteteve të Bashkuara është që seksi i një individi nuk është i ndryshueshëm”, thuhej në emailin e udhëzimit.

Direktiva e Rubios thotë se “seksi, dhe jo gjinia, do të përdoret” në dokumentet zyrtare, duke përfshirë pasaportat dhe dokumentet konsullore të lindjeve jashtë vendit.

Stafi i Departamentit të Shtetit të enjten u urdhërua të “pezullojë çdo aplikim që kërkon një shënues seksi X” dhe “të pezullojë çdo aplikim ku aplikanti kërkon të ndryshojë shenjën e seksit” nga përkufizimi i dhënë në urdhrin ekzekutiv.

Politika e re prek aplikimet aktuale dhe të ardhshme për pasaportë.

Related Posts