Aplikacion
Në videon e siguruar nga Zoom.al, duket momenti kur edukatorja qëllon dy herë me shpullë të miturin.
Ajo është shpallur në kërkim pas ngjarjes sepse është denoncuar nga babai i 3-vjeçarit.
Fillimisht, babai është ankuar te pronari i kopshtit, i cili pasi mësoi ngjarjen, e ka pushuar menjëherë edukatoren nga puna.
Pas denoncimit 46-vjeçarja nuk është gjetur në shtëpi dhe po punohet për ta lokalizuar për sqarimin e ngjarjes.