Aplikacion
Ai udhëtoi vetëm pak ditë pasi SPAK shtoi akuzat për të, ndërsa agjentët e BKH ushtruan kontroll në apartamentin dhe biznesin e bashkëshortes së tij.
Kryedemokrati Sali Berisha aludoi se Veliaj kishte shkuar në SHBA për të kërkuar azil politik.
Pavarësisht kundërpërgjigjes politike, Erion Veliaj në asnjë moment nuk sqaroi arsyen e vizitës.
Në rast se do të ishte një vizitë zyrtare, nëse do të kishte takime të tilla, Veliaj do ta kishte treguar në rrjetet sociale, siç vepron zakonisht.
Në rast se vizita e tij ka qenë private apo ka ikur me familjarët, me çfarë parash ka shkuar?
Pas vizitës së dhjetorit, Erion Veliaj ka shkuar sërish në SHBA.
Por këtë herë, ai jo vetëm nuk mundi të shkojë në një nga sallat ku u zhvillua ceremonia e Trump-it, tek ambiente ku shumë politikanë shqiptarë ishin të pranishëm, por Erion Veliaj nuk mundi dot të shkonte as në parkingun e pallatit të sportit ku bëhej takimi me turmën, një takim prezantues që shiteshin biletat.
Sipas CNA, është e konfirmuar që janë shitur bileta për një takim dhe Erion Veliaj ka mundur të ketë një nga ato.
Kjo biletë është e paguar nga një biznesmen, i cili është po në hetim nga SPAK-u për lidhjet me Erion Veliajn dhe bashkëshorten e tij, për fitimin e qindra mijëra eurove nëpërmjet një tenderi dhe dhënien pa qira të objektit për subjektin “Harabel” të Ajola Xoxës.
Pyetja që lind është: Kush paguan për vizitat e Veliajt në SHBA? A i shpërdoron ai paratë e taksapaguesve shqiptarë për udhëtimet e tij për qejf?