zoom

Aktualitet

I zhdukur një javë më parë/ Gjendet i pajetë peshkatari në Fier

Peshkatari i zhdukur prej një jave në Fier u gjet i pajetë këtë të enjte.

Engjëll Kanani, 63 vjeç, u gjet në mes të arave, rreth 300 metra larg bregut të lumit Vjosa.

Nga këqyrja paraprake e trupit në vendngjarje, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Policia dyshon se ai mund të ketë pësuar atak kardiak, pasi vuante nga zemra.

Trupi i pajetë është transportuar drejt morgut të spitalit të Fierit, për ekspertizë mjeko-ligjore.

63-vjeçari u zhduk pa gjurmë ditën kur e kishte lënë për të peshkuar me shokun e tij.

Related Posts