Aplikacion
Gazetarja publikoi foto të lëndës së Kimisë në klasën e 8-të, teksa shprehet se nuk ka asnjë lidhje me temat pararendëse dhe asnjë shpjegim të mëhershëm për termat.
“Djeg neurone pa mëshirë”, shkroi ajo, teksa shtoi se “në kohën e shpërthimit teknologjik, kur AI po konkuron njeriun, programet mësimore të miratuara nga Ministria e Arsimit ftojnë 13 vjeçarët në këtë vrap mbrapsht me pengesa”.
“Këto janë mësimet e ditës së Kimisë, për klasën e 8të.
Lexojeni vetë, unë u dorëzova pas leximit të shtatë. Asnjë lidhje me temat pararendëse, asnjë shpjegim të mëhershëm për termat. Libri me autorë të huaj është një torturë mizore, që djeg neurone pa mëshirë. Në kohën e shpërthimit teknologjik, kur AI po konkuron njeriun, programet mësimore të miratuara nga Ministria e Arsimit ftojnë 13 vjeçarët në këtë vrap mbrapsht me pengesa.
Kur do të flasim seriozisht për tekstet shkollore?”, shkruan ajo.
View this post on Instagram
Ndërkohë në postimin e saj kanë reaguar edhe prindër e mësues që janë shprehur se tekstet shkollore janë një skandal.
“Janë përkthyer me google translate”, shkruan një prind.
Ndërsa një mësuese komenton: “U kam dhënë nxënësve me shënime, i kam paraprirë kësaj situate”.
None found