zoom

Lajme

Hakerohet faqja me 30 milionë ndjekës e Lojërave Olimpike, postohet fotoja e Gjestit në BBVA

Një fotografi e këngëtarit Gjesti është shfaqur në faqjen e “Facebook” të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC).

Postimi i fundit i IOC-së në “Facebook” është një fotografi e personazhit të famshëm të Big Brother Albania, Gjesti, e shoqëruar me hashtagun “#megjestin”. Postimi u fshi pas 35 minutave me dyshimet se faqja ka qenë pre e hakerave.

IOC-ja është organizata kryesore sportive në botë. Në “Facebook”, numëron gati 30 milionë ndjekës.

Gjesti është këngëtar nga Kosova, por që fama e tij shpërtheu në spektaklin televiziv Big Brother.

Related Posts