zoom

Bota

Rritet numri i viktimave të zjarrit në Turqi, çfarë i shkaktoi flakët në resortin luksoz?

Numri i viktimave nga zjarri në një restort skijimi në Turqi ka shkuar në të paktën 76 me dhjetëra të tjerë të lënduar.

Lajmin e kanë konfirmuar autoritetet vendase. Shumë prej personave që ndodheshin në resort humbën jetën si pasojë e flakëve dhe tymit ndërsa disa të tjerë vdiqën pasi u hodhën nga lartësia e ndërtesës për të shpëtuar.

Sipas ministrit të punëve të brendshme të turqisë, deri më tani 45 nga 76 viktimat janë identifikuar.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në Hotel Kartal i cili ndodhet rreth 300 kilometra në lindje të stambollit. Në momentin e zjarrit në resort ndodheshin 238 klientë të regjistruar pa përfshirë stafin. Ora e vonë dhe tymi duket se bënë të vështirë daljen e klientëve nga ndërtesa ndërsa alarm ii zjarrit dështoi duke mos u aktivizuar.

Një pjesë e hotelit me 161 dhoma është e ndërtuar në anë të një kodre, duke vështirësuar përpjekjet për të shuar zjarrin.

Zjarri vjen në një kohë të pushimit dimëror të shkollave, kur të gjitha hotelet në këtë rajon janë të mbushura me turistë.

Autoritetet kanë nisur hetimet për shkaqet e zjarrit që besohet se nisi në zonën e restorantit.

Postime të lidhura