Aplikacion
Sipas Berishës, Koka ka dorëzuar një dosje me informacione në SPAK, që tregojnë se Olsi Rama ka lidhje me laboratorin e drogës në Xibrakë, çështje të cilën SPAK e pushoi pak ditë më parë pa provuar akuzat e PD.
Për këtë deklaratë të Berishës, SPAK sqaroi se në BKH, nga komunikimet zyrtare që kryeprokurori Altin Dumani ka pasur, nuk ka mbërritur asnjë denoncim i tillë për Olsi Ramën.
Reagimi i plotë i SPAK:
SPAK ka reaguar zyrtarisht pas deklaratave të kryedemokratit Sali Berisha, i cili pretendoi se shtetasi Zaho Koka ka denoncuar Olsi Ramën në BKH.
SPAK ka rrëzuar sërish Sali Berishën, lidhur me pretendimet e tij se një kallëzues anonim ‘Zaho Koka’ ka dërguar në dhjetor një letër me informacione për Olsi Ramën dhe drejtuesit e Xibrakës
“Në përgjigje të interesit tuaj: Nisur nga deklarata e bërë në media, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Z. Altin Dumani i është drejtuar Drejtoreshës së Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) përmes një shkresë më dt. 13.01.2025, për të bërë verifikimet e nevojshme, nëse është dërguar në BKH ndonjë shkresë nga shtetasi i përmendur si Zaho Koka, ku jepet informacion për shtetasin Ols Rama, si edhe rrëmbimin e një biznesmeni me inicialet V.B
Përmes kësaj shkresë, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Z.Altin Dumani ka kërkuar nëse është dërguar një informacion i tillë, është rregjistruar apo caktuar ndonjë hetues i BKH-së (cili prej tyre) dhe nëse është bërë verifikimi i tij. Z.Dumani ka kërkuar gjithashtu të informohet nëse kanë përfunduar verifikimet e kryera dhe cila është procedura. Më datë, 14.01.2025, Drejtoresha e Byrosë Kombëtare të Hetimit, përmes një shkresë sqaroi se:
“Nga verifikimet e kryera në Sekretari,Protokoll rezulton se në Byronë Kombëtare të Hetimit nuk ka ardhur letër, kallëzim apo denoncim nga shtetasi i pretenduar si Zaho Koka.”