Aplikacion
Berisha mbërriti rreth orës 10:00 ndërsa u prit jashtë godinës nga simpatizantët demokratë.
Kjo është hera e dytë që Sali Berisha paraqitet në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të vendimit të Apelit të GJKKO-së.
Pas daljes nga SPAK, kryedemokrati zbuloi për mediat se çfarë shkroi në procesverbal.
Sali Berisha: Altin Lala që është i birësuar nga krimineli Ymer Lala me të paktën 1 mln euro sepse e ekzeneroi nga akuza për vrasje të bëra nga dëshmitari i drejtësisë Luftar Reçi, i kishte dhënë urdhër OPGj-së që në procesverbal të mos shënohet asnjë lloj vërejtje.
Dhe atëherë kompromisi u arrit, firmosa dy procesverbale.
Dy kopje i mbajtën ata, një me vërtetje, një pa vërejtje. Dhe u “thashë pa firmosur vërejtje dhe pa ia paraqitur qytetarëve nuk mund të dal nga SKAPI i partisë”.
E kanë rrethuar me policë, çfarë frikacakësh. Ata që kryejnë krime kanë frikë. Çfarë po bëni ju, asgjë s’po bëni.
Në dalje po u lexoj pak shënimin, kartolinën e mëngjesit që krerëve të organizatës kriminale SKAPI i partisë:
“Ju lutem organizata kriminale e SKAP të partisë, e angazhuar në luftë kundër pluralizmit dhe opozitës, e kryesuar nga Altin Lala do të ketë atë fund që kanë pasur të gjitha veglat e diktuarës, do të përfundojë në koshin e plehrave të historisë”.