Aplikacion
Nga e diela, qytetarët nuk do të kenë mundësi të përdorin më TikTok, nëse aplikacioni nuk shitet te një pronar tjetër.
Ky është vendimi i marrë edhe nga Gjykata e Lartë, që ka mbështetur ligjin që mund të ndalojë aplikacionin në SHBA.
Sipas gjykatës, rreziku për sigurinë kombëtare i shkaktuar nga lidhjet me Kinën tejkalon shqetësimet për kufizimin e lirisë së shprehjes nga aplikacioni.
Pas vendimit të Gjykatës së Lartë, presidenti Donald Trump reagoi duke deklaruar se verdikti përfundimtar i takon atij.
“Përfundimisht vendimi varet nga unë. Ju do të shihni se çfarë do të bëj”, theksoi Trump.