Aplikacion
Sekuestro ndaj kompanisë, me përfitues fundor Elon Musk, është vendosur për shkak se ka detyrime të papaguara tatimore.
Në dokumentin e depozituar në QKB thuhet se : “Kërkesë për vendosjen e masës së sigurimit tatimor”, ardhur nga Drejtoria e mbledhjes se detyrimeve tatimore te papaguara Rajoni Qendror , Tirane , ku eshte kerkuar: Vendosja e masës së sigurimit tatimor mbi pasuritë e tatimpaguesit “STARLINK ALBANIA” pajisur me NUIS (NIPT) M21705037B , duke moslejuar tjetërsimin mbi pasurinë dhe të drejtat pasurore që i përkasin këtij subjekti”.
Starlink është kompania më e madhe satelitore në botë që përdor një orbitë të ulët të Tokës për të ofruar internet me brez të gjerë që mund të përdoret nga individët apo bizneset dhe institucionet.
Duke shfrytëzuar satelitët e avancuar dhe harduerin e përdoruesit të shoqëruar me përvojën e thellë si me anijen kozmike ashtu edhe me operacionet në orbitë, Starlink ofron internet me shpejtësi të lartë dhe me vonesë të ulët për përdoruesit në të gjithë botën.