zoom

Bota

Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, dënohet me 14 vite burg për korrupsion

Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, është dënuar me 14 vjet burg në një rast korrupsioni , tha një avokat mbrojtës.

Vendimi erdhi pas akuzave se i dha një sipërfaqe toke në këmbim të 190 milionë paund një manjati të pasurive të paluajtshme.

Partia e Khan, Tehreek-e-Insaf (PTI) këmbëngul se toka nuk ishte për përfitime personale, dhe në vend të kësaj ishte menduar për një institucion arsimor.

72-vjeçari u hoq nga detyra në vitin 2022 me një votë mosbesimi. Ai është në burg që nga gushti 2023 dhe thotë se është përballur me më shumë se 150 çështje penale.

Bashkëshortja e tij Bushra Bibi u dënua gjithaahtu për korrupsion. Ajo u vendos në paraburgim menjëherë pas vendimit, pasi ishte liruar me kusht.

Duke përfshirë rastin e korrupsionit të Al Qadir Trust, Khan është akuzuar për korrupsion dhe shpërdorim pushteti, dhe gjithashtu është akuzuar për nxitje të dhunës kundër shtetit pasi u largua nga detyra.

Postime të lidhura