zoom

Aktualitet

Çfarë kanë parashikuar meteorologët për të premten?

Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga të njëjtat kushte sinoptike me dominim të motit të kthjellët si dhe vranësira në relievet malore të vendit.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare 2-7m/s, ndërsa në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare kryesisht në veri era hera-herës do të fitojë shpejtësi 8-16m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-3ballë.

Temperaturat parashikohen: në bregdet: 4/14°C në vendet e ulëta: 2/15°C në vendet malore: -7/6°C

Postime të lidhura