zoom

Aktualitet

Qëllohet me armë gjahu 36-vjeçari në Bulqizë, ndërron jetë në helikopter

Një 36-vjeçar nga Bulqiza ka ndërruar jetë pasi është qëlluar me armë gjahu këtë të enjte.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Tërnovë e Vogël në Bulqizë. I riu mbeti fillimisht i plagosur por ndërroi jetë në helikopter ndërsa po dërgohej në spital.

Autor i ngjarjes është një i afërm i tij i cili paraprakisht dyshohet se e ka qëlluar pa dashje teksa kishin dalë për të gjuajtur.

Bulqizë/Informacion paraprak

Me datë 16.01.2025, rreth orës 12.00, është marrë njofim se në pyllin e fshatit Tërnovë e Vogël në Bulqizë, është plagosur me armë gjahu (çifte), shtetasi V.K., 36 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën gjatë transportimit me helikopter për në spital.

Nga veprimet e para hetimore, ka rezultuar se autori i dyshuar i ngjarjes është shtetasi F.K., 34 vjeç (i afërm me shtetasin V.K.), i cili është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.