Aplikacion
Mësohet se pranë trupit të Simon Shollës janë gjetur ilaçe dhe janë ngritur dyshimet për vetëvrasje si pasojë e konsumimit të dozave të tepërta.
Sipas policisë, i riu i merrte ilaçet për shkak të depresionit.
“Më datë 16.01.2025, rreth orës 09:55, në tualetet e konviktit të një shkolle private, në lagjen “11 Janari”, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi S. Sh., 21 vjeç, banues në Durrës. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e mbidozës së ilaçeve që 21 vjeçari merrte për shkak të depresionit”, njofton policia.