Aplikacion
Ai ka rrëfyer se ka konfumuar kafe në shtëpinë e viktimës dhe më pas do të shkonin në lokalin e fshatit.
Por, shtoi se “në oborrin e shtëpisë së tij pashë çekiçin dhe e mora e qëllova nga pas”.
Ai u shpreh se e vrau të moshuarin me pretendimin se i ngacmonte bashkëshorten.
“Më 13 janar shkova në mëngjes në shtëpinë e Xhemalit dhe konsumuam kafe. Pasi mbaruam, do të shkonim në lokalin e fshatit.
Në oborrin e shtëpisë së tij pashë çekiçin dhe e mora e qëllova nga pas. E qëllova pasi kishte shumë kohë që më ofendonte. Kisha kuptuar që më ngacmonte gruan. Unë punoj roje nate në Dajt dhe kishte raste nuk shkoja disa netë në shtëpi.
Xhemali më merrte në telefon dhe më thoshte që si nuk na dhe një herë nga rakia e gruas tënde. Kisha kohë që nuk po e duroja dot. Pasi e vrava i mora lekët. E dija që kishte lekë sepse m’i kishte treguar po ai vetë. Më pas kam shkuar tek stacioni elektrik dhe deri në Tiranë kam zbritur me një makinë të tyre. Më pas shkova tek shtëpia e vajzës në Vorë ku fsheha çekiçin”, tha 64-vjeçari.