zoom

Aktualitet

Temperatura deri në minus 8 gradë, çfarë kanë parashikuar meteorologët për nesër

Edhe për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga relativisht të njëjta kushte atmosferike me një përmirësim të lehtë gradual.

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare, ndërsa në zonën e jugut dhe relievet malore në lindje vranësirat hera-herës mesatare deri të dendura.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare 8 m/sek, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës pritet të arrijë shpejtësi 10-16m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen: në bregdet: 2/14°C në vendet e ulëta: -2/14°C në vendet malore: -8/5°C

Postime të lidhura