Aplikacion
Ai është mjaft aktiv në rrjetet sociale, ku publikon herë pas here detaje nga jeta e tij. Ditën e sotme, nëna e këngëtarit të mirënjohur feston ditëlindjen dhe artisti nuk mund të rrinte pa i bërë një dedikim mjaft special.
“Pika ime e dobët. Mam! Urime ditëlindja, jetofsh sa ma gjatë! Të dua!”- ka shkuar Ylli krahas një foto të së ëmës duke qeshur.
Përsa i përket jetës së tij profesionale, disa ditë më parë Yll Limani bashkoi forcat me Elvana Gjatën dhe publikuan bashkëpunimin e parë mes tyre, ashtu siç ishte paralajmëruar prej kohësh. Në fakt ata i surprizuan të gjithë pasi publikuan jo një, por dy projekte muzikore, që menjëherë janë kthyer në këngët e preferuara për publikun.
“E di” dhe “Marre” titullohen këngët e reja të artistëve, që u vlerësuan jo vetëm për ritmin e bukur, por dhe videoklipet shoqëruese. Elvana dhe Ylli shfaqen të kuruar në detaje në videoklip.
Një mburojë e lartë raketore izraelite po “shkon” drejt Evropës, ku kërcënimi rus rritet