zoom

Aktualitet

DETAJE/ Kush është i riu që u vra në Vlorë (EMRI)

Identifikohet 30-vjeçari që u vra me armë zjarri rreth orës 18:15 minuta, këtë të hënë në Vlorë.

Viktimë e atentatit mbeti Kristian Marku, i cili në momentin që u qëllua me armë, po drejtonte mjetin tip “Volkswagen” në autostradën Fier-Vlorë.

Ai rezulton një person me precedentë të mëparshëm penalë. Kristian Marku ka qenë i skeduar nga policia “Vrasje me dashje ne bashkëpunim mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”.

Autori i ngjarjes nuk është identifikuar ende nga policia. Mister mbeten edhe shkaqet e atentatit.

Postime të lidhura