zoom

Aktualitet

Moti i keq/ Greqia mbyll kufirin, autobusët mbeten në Kapshticë

Policia greke ka ndaluar kalimin e autobusëve dhe mjeteve të tonazhit të rëndë nëpërmjet pikës së kalimit të Kapshticës.

Kjo, sipas palës greke vjen për shkak të kushteve të vështira atmosferike në shtetin fqinj dhe punës që po bëhet për normalizimin e situatës në akset rrugore.

Në këto rrethana drejtues të mjeteve të tonazhit të rëndë dhe autobusë presin në rradhë me shpresë për të vijuar udhëtimin.

Të kalojnë kufirin, janë lejuar vetëm veturat dhe automjetet e pajisura me zinxhirë.

Postime të lidhura