zoom

Ide & Blog

Debati në “Opinion”/ Analisti: Arlind Qorri është komunist dhe të gjithë e dinë

Nga Ermal Hasimja

Arlind Qori synon të krijojë imazhin e njeriut të ndershëm.

Por ndershmëria nis duke thënë të vërtetën për atë që je dhe mendon. Qori është komunist dhe e dinë të gjithë ata që e njohin, por këtë nuk e thotë askund dhe fshihet pas eufemizmave. Ai mbron një ideologji totalitare që shkaktoi 160 milion viktima dhe solli vetëm terror e mjerim në çdo vend ku u zbatua qoftë edhe pjesërisht. Eshtë armik i pronës private, i biznesit dhe i lirisë e jo thjesht i oligarkëve. Identitetin ideologjik e ndan vetëm me ndjekësit e afërt, por jo me publikun. Për mua ka vetëm një nivel më keq se komunisti dhe ky është komunisti që nuk e thotë se është komunist.

Nuk mund të jesh i ndershëm dhe të fshihesh.
Viktimizimi për mungesë hapësire në media është patetik. Eshtë pikërisht emisioni i Fevziut që e ka bërë të njohur, përndryshe do ta njihnin vetëm studentët që indoktrinon me marksizëm me taksat tona.

Kush mërzitet nga ky status i lutem të më bëjë unfriend. Ndryshe nga Fevziu unë nuk kam ndërmend të lejoj askënd të më tregojë se çfarë duhet të postoj në profilin tim.

Këtë që them e mendojnë plot vetë, por një pjesë nuk e thonë se nuk duan t’u mërziten ata që simpatizojnë Qorin. Aq më tepër që sot është në modë të jesh sallaks. Por e vërteta duhet thënë sidomos kur nuk pëlqehet.

Çfarë u bë me Parashqevinë se na mori malli?

Postime të lidhura