zoom

Aktualitet

Përkeqësohet gjendja e Anastas Janullatos! Kryepeshkopi ndodhet në intubim

Gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit Anastas Janullatos është përkeqësuar në mënyrë të menjëhershme.

Sipas Kishës Ortodokse, Kryepeshkopi është transferuar në njësinë e kujdesit intensiv dhe ndodhet i intubuar.

Kryepeshkopi 95-vjeçar, i cili kishte shfaqur simptoma të virusit, u shtrua fillimisht në një spital privat në kryeqytet më 30 Dhjetor.

Por, Anastas Janullatos u transferua më 3 Janar nga Tirana në spitalin “Evangelismos” në Athinë me një avion të Forcave Ajrore të Greqisë.

Postimi Kishës Ortodokse:

Përditësim i gjendjes shëndetësore të Fortlumturisë së Tij, Kryepishkopit të Shqipërisë, z. Anastas

Gjendja shëndetësore e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Shqipërisë, z. Anastas, ka pësuar një përkeqësim të menjëhershëm dhe ai është transferuar në njësinë e kujdesit intensiv, ku ndodhet i intubuar. Nga administrata e spitalit

 

Postime të lidhura