Aplikacion
Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe intervale kthjellimesh përgjatë ultësirës perëndimore.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët ndërsa në zonën e veriut dhe pjesërisht qendër reshjet lokalisht me intensitet deri dhe mesatar.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare deri në 2-10 m/sek, në lugina dhe bregdet era hera-herës fiton shpejtësi deri në 12-16 m/sek me valëzimin në dete 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 3 deri 13°C
në zonat e ulëta 7 deri 18°C
në zonat bregdetare 11 deri 18°C
Shqiptarët po i blejnë makinat nga Koreja e Jugut, ia kalon Italisë dhe Gjermanisë për importet