Aplikacion
“Kjo lëvizje, do të thotë të pasurit bëhen më të pasur, të varfërit mbeten pothuaj aty ku janë. Sepse, të ulësh çmimin e energjisë për ata që konsumojnë 700 megavat, siç konsumon ai në sarajet e Surrelit, ndofta, apo ndonjë tjetër, do të thotë ta ulësh për veten tënde. Ta ulësh në 85 lekë nga 95 lekë, njëlloj si për atë që merr 100 milionë lekë në vit, me të që merr 3-4 milionë në vit, është pabarazi ekstreme dhe hipokrizi ekstreme”, deklaroi Berisha.
Nëse Partia Demokratike do të vijë në pushtet, Berisha premton se do të rishikojë tarifat e energjisë elektrike edhe për bizneset dhe jo vetëm për abonentët familjarë.
“Partia Demokratike qëndron e palëkundur. Një, në uljen në proporcion të plotë, në përpjestim të plotë me rrogat dhe pensionet për të gjithë qyetetarët që marrin një rrogë mesatare e poshtë. Rrogëlartit nuk janë preokupimi im, jo. Së dyti, ulja e padiskutueshme e çmimit të energjisë për bizneset në tërësi, bizneset e vogla në veçanti. Pra, ne nuk do pranojmë këto çmime aktuale, por do të ulim çmimet”, tha kryetari i PD-së.
Sipas Berishës, Partia Demokratike do të jetë ajo që do të çlirojë shqiptarët nga varfëria.