zoom

Aktualitet

Vdekja e 12-vjeçarit në Korçë/ Familjarët hedhin akuza: Nuk e trajtuan siç duhej

Familjarët e 12-vjeçarit, që ndërroi jetë
në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, kanë akuzuar mjekët se nuk e trajtuan djalin siç duhet.

Ata kanë treguar me detaje si u përkeqësua gjendja e të miturit, derisa ndërroi jetë. Familjarët mohojnë që 12-vjeçari të kishte probleme shëndetësore më parë.

“Djali ka qenë i shëndetshëm, nuk ka pasur asnjë problem shëndetësor më parë, merrej me aktivitet sportiv.

Në fund të dhjetorit ka shkuar në spitalin e Korçës me simptoma të gripit (me të vjella dhe temperaturë të lartë), është trajtuar në spitalin e Korçës në reanimacion.

Ditën e djeshme e kemi çuar urgjent në Tiranë dhe na i shtruan në pavionin e Covid, djali tonë nuk ishte për aty ata duhet ta ndiqnin në reanimacion.

U shtrua aty dhe filloi të kishte të vjella të pandërprea, ja komunikoja këtë infermieres dhe më thoshte ‘nuk ka mundësi’.

Djalin nuk e trajtuan siç duhej, në një moment ai shtrëngon gjoksin fort, aty e marr në krah për ta çuar tek urgjenca e pediatrisë dhe rrugës djali më mbaroi në krahë.

Ajo çfarë na thanë mjekët është se pësoi arrest kardiak, a mundet që nga një virozë djali të humbasë jetën?!

Nuk vuante as nga diabeti as nga zemra por nga mjekimet e shumta diabeti ditën e fundit i shkoi 200.

Jemi të tronditur dhe gjërat nuk duam t’i çojmë më tej, na respektoni në dhimbjen tonë”, kanë deklaruar familjarët.

Ndërkohë, në lidhje me ngjarjen policia ka nisur hetimet dhe po merr dëshmi për të kuptuar nëse ka pasur neglizhencë mjekësore.

Postime të lidhura