zoom

Aktualitet

Ndërron jetë në QSUT 12-vjeçari, ja çfarë dyshohet (Rasti i katërt brenda pak ditësh)

Një 12 vjeçar nga fshati Poceste i bashkisë së Maliqit ka humbur jetën një ditë më parë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Lajmi është bërë me dije nga drejtoria e shkollës 9 vjeçare në Vashtemi ku i mituri ishte nxënës i klasës së 7-të të kësaj shkolle.

Burime të siguruara pranë shkollës thanë se ka dyshime që 12 vjeçari të ketë humbur jetën për probleme kardiake por pritet ekspertiza ligjore për përcaktimin e vdekjes.

Te njëjtat burime thanë se 12 vjeçari fillimisht është trajtuar me ndihmë mjekësore pranë spitalit rajonal të Korçës, por mjekët e këtij spitali nisur nga gjendja e rënduar e tij e kanë dërguar me urgjencë në QSUT.

Sipas të dhënave nga spitali rajonal i Korçës 12 vjeçari ka shkuar në spital rreth 10 ditë më parë me simptoma gripi dhe pasi është mbajtur nën kujdesin e mjekëve gjendja e tij është përmirësuar dhe ka dalë nga spitali në datën 31 dhjetor.

Më pas ai është shoqëruar përsëri nga familjarët në spital pasi kishte të vjella dhe nga analizat ka rezultuar se kishte gliceminë e rritur ndaj dje në mëngjes është dërguar drejt Tiranës, ndërsa mbrëmjen e kaluar ka pësuar arrest kardiak.

Ky nuk është rasti i parë i vdekjeve të dyshuara për probleme kardiake tek moshat e reja në qarkun e Korçës, pasi ditë më parë janë regjistruar edhe 3 vdekje të tjera, ku një 16 vjeçar ndërroi jetë në Korçë, një 17 vjeçare ndërroi jetë në Pogradec e një tjetër rast në qytetin e Ersekës, ku një 15 vjeçare humbin jetën jashtë ambienteve të shkollës.

Postime të lidhura