zoom

Aktualitet

U dhunua barbarisht, momenti kur grupi i Tur Koçekut godasin me leva e sëpatë Adriatik Roshin

Dalin pamjet e momentit kur Adriatik Roshi u dhunua barbarisht në një berberhane në Tiranë më 5 Janar.

Në video shihet teksa 4 autorët e maskuar, pjesë e grupit të Tur Koçekut, hyjnë në berberhane dhe e godasin pa mëshirë me leva e sëpatë.

 

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by zoom.al (@zoom.al)

Si autorë, policia ka arrestuar Gani Koçekun dhe Ledio Tushë. Ndërsa u shpallën në kërkim Ronald Koçeku, Luçiano Koçeku, Dino Koçeku dhe Gëzim Koçeku.

Për ta marrë në pyetje lidhur me rrethanat e ngjarjes policia po punon edhe për ndalimin e biznesmenit Tur Koçeku, si person që mund të ketë dijeni për ngjarjen.

NJOFTIMI

Tiranë

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, operacioni policor i koduar “Details”.

Identifikohen 6 shtetasit që goditën me sende të forta, një 48-vjeçar, në një berberhane, 2 ditë më parë.

Vihen në pranga 2 prej tyre, punohet për kapjen e 4 të tjerëve.

Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë dhe 1 armë gjahu, që i posedonin këta shtetas, 2 automjete dhe disa veshje që kanë mbajtur autorët gjatë ngjarjes.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen e rrethanave të një konflikti të ndodhur më datë 05.01.2025, si pasojë e të cilit u dëmtua më sende të forta shtetasi A. R., 48 vjeç, i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, Komisariati i Policisë Nr. 3 ka finalizuar operacionin e koduar “Details”.

Si rezultat i këtij operacioni, u identifikuan dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit: G. K., 24 vjeç dhe L.T, 31 vjeç, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit R. K., L.(A.). K., G. K. dhe D.(A.). K.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 05.01.2025, në një berberhane, në rrugën “29 Nëntori”, kanë goditur me sende të forta, dyshohet për motive të dobëta, shtetasin A. R., 48 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

1 armë zjarri pistoletë, me leje, që u gjet në banesën e shtetasit L. T.;
1 armë gjahu, që u gjet në banesën e shtetasit D. K.;
2 automjete që dyshohet se janë përdorur në këtë ngjarje;

Veshje që dyshohet se kanë mbajtur autorët gjatë ngjarjes, të cilat u gjetën në njërin prej këtyre automjeteve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.