zoom

Aktualitet

I dënuar për dosjen “Xibraka”, Ermal Hoxha është paraqitur në SPAK

Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, raportohet është paraqitur në SPAK mesditën e së hënës.

Nuk dihet arsyeja pse ai është thirrur në Prokurorinë e Posaçme, por kujtojmë që Ermal Hoxha është dënuar për dosjen Xibraka.

Dosja u rihap nga SPAK pas akuzave të Gazment Bardhi se i përfshirë ka qenë edhe vëllai i kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama.

Ermal Hoxha u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda në korrik të 2017 me 10 vite burgim, por përfitoi nga gjykimi i shkurtuar dhe dënimi iu ul në 6.8 vite.

Ai u lirua nga burgu më 13 Shtator 2018, me liri parakohe me kusht nga gjyqtari i Gjykatës së Fierit, Piro Sota.

Denoncimi i Bardhit për Olsi Ramën:

Prokuroria dhe gjykata shqiptare kanë pranuar se personat e dënuar (9 shtetasë, prej të cilëve 7 shqiptarë dhe 2 kolumbian) nuk janë të vetmit persona që kanë qenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Në datën 08.03.2016 Prokuroria për Krime të Rënda ka ndarë procedimin për “bashkëpunëtorët e paidentifikuar” duke e emërtuar me nr. 335/1 të procedimit, për të cilin ka vlerësuar se kishte nevojë për hetime të tjera lidhur me identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë në këtë aktivitet kriminale për të cilët hetimet duhet të vazhdonin.

2. Në shumicën e raporteve të shërbimit të grupeve policore të vëzhgimit, ku rezulton të jenë identifikuar të gjithë personat e përfshirë, evidentohet githmonë një person i paidentifikuar që përshkruhet si “personi i moshës 45 vjeç me flokë të shkurta”. Olsi Rama, vëllai i Kryeministrit Edi Rama, ka lindur më 09.09.1969 dhe në periudhën Dhjetor 2014-Janar 2015 ka qenë 45 vjeç. Nga pamja e fotografisë së tij rezulton gjithashtu se ai është një person “me flokë të shkurtra”.

3. Në takimin e datës 13.01.2015 me pothuajse të gjithë anëtarët e grupit kriminal, “personi i moshës 45 vjeç me flokë të shkurta”, që ka mbetur i paidentifikuar, ka qenë përdorues i automjetit me targa AA653DM.

4. Nga të dhënat e sistemit TIMS rezulton se Olsi Rama është përdorues i automjetit me targa AA653DM.

5. Automjeti me targa AA653DM, në drejtimin e të cilit ishte anëtari i paidentifikuar dhe që cilësohet si “personi i moshës 45 vjeç me flokë të shkurtra”, rezulton të jetë përdorur edhe nga pjesa tjetër e drejtuesve të grupit kriminal, ku përfshihen Genci Xhixha, Ermal Hoxhën dhe Gentian Gjonaj.

6. Pra, automjeti me targa AA653DM, që në datën 13.01.2015 në takimin e organizuar mes anëtarëve të organizatës kriminale, drejtohej nga personi i paidentifikuar dhe i cilësuar si “personi i moshës 45 vjeç me flokë të shkurtra”, gjatë periudhës Prill – Dhjetor 2014, është përdorur për hyrje-dalje nga Shqipëria, sipas sistemit TIMS, nga Olsi Rama, Genci Xhixha (bosi i grupit kriminal), Ermal Hoxha (anëtar i grupit kriminal) dhe Gentian Gjonaj (anëtar i grupit kriminal).

7. Përdorimi i të njëjtit automjet më së paku provon një miqësi të konsoliduar mes Olsi Ramës dhe personave drejtues të organizatës si Genci Xhixha apo Gentian Gjonaj.

8. Dyshimi i hetuesve shqiptar ka qenë se Genci Xhixha është njoftuar paraprakisht për mundësinë e arrestimit dhe është larguar nga territori shqiptar në mënyrë ilegale më datë 14 Janar 2015. Vëllai i Kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama, rezulton nga sistemi TIMS të ketë datë nga Shqipëria më datë 14 Janar 2015, në orën 15.38 min, nga pika e kalimit të kufirit “Morinë” në Kosovë, me një automjet që rezulton çuditërisht si asnjëherë tjetër i paregjistruar në sistem.

9. Nga verifikimi i sistemit TIMS, Olsi Rama, ashtu si Genci Xhixha, konstatohet se ka hyrje-daljet më të shpeshta dhe me kohë të shkurtër qëndrimi nga muaji Tetor 2014-në muajin Janar 2015, kohë në të cilën shtrihet periudha e përgatitjes deri në finalizimin e veprës penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

10. Nga verifikimi i sisitemit TIMS rezulton se vëllai i Kryeministrit të Shqipërisë, Olsi Rama, ka dalë jashtë territorit shqiptar, me date 07/11/2014, një ditë përpara mbërritjes në Shqipëri, të dy shtetasve kolumbian Cesar Adolfo Avila Gutierrez dhe Walther Moren Morena, të cilët me njohuritë e tyre kimike bënë të mundur fillimin e procesit të përpunimit të kokainës. Sipas gjykatës shqiptare rezulton se një person i paidentifikuar, ka bërë të mundur ardhjen në Shqipëri të tyre në datën 08/11/2014.

Olsi Rama në SPAK

Vëllai i kryeministrit Edi Rama u paraqit në SPAK në qershor të vitit të kaluar. Pasi qëndroi vetëm pak minuta në ambientet e SPAK, Olsi Rama u ndal edhe në një prononcim për mediat.

Rama tha se nuk ka lidhje me bosët e krimit të përfshirë në çështjen “Xibraka”, duke mohuar kategorikisht denoncimin dhe lidhjet e deklaruara nga kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi.

“Nuk e di se çfarë ka vendosur Prokuroria për kallëzimin tim. Do e shoh dhe do ju njoftoj nëse është e domosdoshme. E kam bërë kallëzimin se është bërë një manipulim i madh. S’kam asnjë çerek lidhje me bosët e Xibrakës.

Dëgjo, ju e dini shumë mirë se i kujt është automjeti. Ia kam marrë një personi në atë kohë për të bërë dy ditë udhëtim në Selanik. I kam mohuar të gjitha, se nuk ka asgjë të vërtetë. Do të vij sa herë të jetë nevoja”, tha ai.

Si lëvizte Olsi Rama jashtë vendit, me kreun e narko-organizatës së Xibrakës

Në dosjen që Gazmend Bardhi dërgoi SPAK për rihetim të çështjes “Xibraka” dhe lidhjeve të vëllait të kryeministrit Edi Rama me të, jepen detaje edhe për lëvizjet brenda dhe jashtë vendit, të bazuara në informacionet e sistemit TIMS.

Bëhet fjalë për të njëjtën makinë dhe bazuar në fashikujt e Prokurorisë, personi që e përdorte ishte 45 vjeç dhe me flokë të shkurtra. Në atë kohë vëllai i kryeministrit kishte po atë moshë.

Por jo vetëm kaq, pasi edhe të dhënat e TIMS për mjetin, konfirmojnë se përdoren si nga Olsi Rama, ashtu edhe nga Genci Xhixha. Ky i fundit dyshohet sipas Bardhit se u nxor jashtë kufirit 45 minuta para operacionit nga vetë Rama, me makinën në fjalë. Prokuroria sipas tij e ka hetuar rastin, por pa futur emra personash dhe duke i përjashtuar nga hetimi i mëtejshëm. Ndaj PD kërkon rihapjen e çështjes.

“Në shumicën e raporteve të shërbimit të grupeve policore të vëzhgimit, ku rezulton të jenë identifikuar të gjithë personat e përfshirë, evidentohet githmonë një person i paidentifikuar që përshkruhet si “personi i moshës 45 vjeç me flokë të shkurta”. Olsi Rama, vëllai i Kryeministrit Edi Rama, ka lindur më 09.09.1969 dhe në periudhën Dhjetor 2014-Janar 2015 ka qenë 45 vjeç. Nga pamja e fotografisë së tij rezulton gjithashtu se ai është një person “me flokë të shkurtra”, tha Bardhi.

Teksa më tej konstatohet si fakti nr. 3 i dosjes: “Në takimin e datës 13.01.2015, me pothuajse të gjithë anëtarët e grupit kriminal, “personi i moshës 45 vjeç me flokë të shkurta”, që ka mbetur i paidentifikuar, ka qenë përdorues i automjetit me targa AA653DM”.

Ky i paidentifikuar sipas Bardhit është pikërisht Olsi Rama. Dhe në faktin nr. 4 specifikohet: “Nga të dhënat e sistemit TIMS, rezulton se Olsi Rama është përdorues i automjetit me targa AA653DM”.

Dhe nuk mbyllet këtu, pasi dinamika e lëvizjeve me të njëjtin mjet nga Rama dhe personat e tjerë të grupit vijon.

“Automjeti me targa AA653DM, në drejtimin e të cilit ishte anëtari i paidentifikuar dhe që cilësohet si “personi i moshës 45 vjeç me flokë të shkurtra”, (e shpjeguar më sipër si kronologji), rezulton të jetë përdorur edhe nga pjesa tjetër e drejtuesve të grupit kriminal, ku përfshihen Genci Xhixha, Ermal Hoxhën dhe Gentian Gjonaj.

Pra, automjeti me targa AA653DM, që në datën 13.01.2015 në takimin e organizuar mes anëtarëve të organizatës kriminale, drejtohej nga personi i paidentifikuar dhe i cilësuar si “personi i moshës 45 vjeç me flokë të shkurtra”, gjatë periudhës Prill – Dhjetor 2014, është përdorur për hyrje-dalje nga Shqipëria, sipas sistemit TIMS, nga Olsi Rama, Genci Xhixha (bosi i grupit kriminal), Ermal Hoxha (anëtar i grupit kriminal) dhe Gentian Gjonaj (anëtar i grupit kriminal)”.

Sipas Bardhit, tashmë lëvizjet jashtë dhe brenda vendit të këtij mjeti janë të konfirmuara me prova dhe si rrjedhojë edhe lidhja e personave të mësipërm, kryesisht Xhixhën.

Dyshimi i hetuesve shqiptarë ka qenë se Genci Xhixha është njoftuar paraprakisht për mundësinë e arrestimit dhe është larguar nga territori shqiptar në mënyrë ilegale më datë 14 Janar 2015. Vëllai i Kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama, rezulton nga sistemi TIMS të ketë datë nga Shqipëria më datë 14 Janar 2015, në orën 15.38 min, nga pika e kalimit të kufirit “Morinë” në Kosovë, me një automjet që rezulton çuditërisht si asnjëherë tjetër i paregjistruar në sistem.

Pi referuar sistemit TIMS, Olsi Rama rezulton se ka bërë dalje nga pika kufitare edhe ditën që kanë hyrë edhe shtetasit kolumbianë, ose kimistët e organizatës së kokainës.

“Nga verifikimi i sisitemit TIMS rezulton se vëllai i Kryeministrit të Shqipërisë, Olsi Rama, ka dalë jashtë territorit shqiptar, me date 07/11/2014, një ditë përpara mbërritjes në Shqipëri, të dy shtetasve kolumbian Cesar Adolfo Avila Gutierrez dhe Walther Moren Morena, të cilët me njohuritë e tyre kimike bënë të mundur fillimin e procesit të përpunimit të kokainës. Sipas gjykatës shqiptare rezulton se një person i paidentifikuar, ka bërë të mundur ardhjen në Shqipëri të tyre në datën 08/11/2014 (pra një ditë pas daljes së Olsit)”, thuhet në denoncim.

Prokuroria dhe gjykata shqiptare kanë pranuar se personat e dënuar, 9 shtetas, prej të cilëve 7 shqiptarë dhe 2 kolumbianë, nuk janë të vetmit persona që kanë qenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Në datën 08.03.2016 Prokuroria për Krime të Rënda ka ndarë procedimin për “bashkëpunëtorët e paidentifikuar” duke e emërtuar me nr. 335/1 të procedimit, për të cilin ka vlerësuar se kishte nevojë për hetime të tjera lidhur me identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë në këtë aktivitet kriminale për të cilët hetimet duhet të vazhdonin”, tha Bardhi, duke i kërkuar publikisht kreut të SPAK, Altin Dumani, rihapjen e çështjes dhe hetimin e Olsi Ramës si i dyshuar. /ZOOM.AL/

 

Postime të lidhura