zoom

Aktualitet

Unaza e Madhe nuk e “shfryn” trafikun e Tiranës

“Ne i kemi dhënë më shpejt kantiereve tona, pavarësisht kushteve të motit që gjatë dhjetorit nuk na kanë ndihmuar, pikërisht për ta dorëzuar dhe për ta çliruar kryeqytetin, pasi siç kemi thënë Unaza e Madhe nuk është vetëm në shërbim të banorëve të kryeqytetit, por është në shërbim të të gjithë atyre vizitorëve që vijnë nga të katër anët e Shqipërisë”, do të deklaronte zëvendëskryeministrja Belinda Balluku në dhjetor për Unazën e Madhe të Tiranës.

Por, as kjo vepër e shumëdiskutuar rrugore nuk e shpëtoi dot kryeqytetin nga trafiku, ndryshe nga ç’propaganduan qeveritarët.

Këtë të hënë, 6 janar, administrata dhe shkollat u kthyen në punë, pas pushimeve të fundvitit. Një rikthim në normalitet për Tiranën do të thotë rikthim në trafik. Radhët kilometrike të automjeteve u krijuan edhe pasditen e kësaj të hëne, edhe pse Unaza e Madhe e Tiranës ishte e aksesueshme.

Mjetet qëndronin në trafik pranë Liqenit Artificial, në zonën e Astirit si dhe në aksin nga Vora deri te mbikalimi i Kasharit.

Radha kilometrike u formua nga dalja e Unazës së Madhe te sheshi “Shqiponja” deri në drejtim të aeroportit të Rinasit.

Postime të lidhura