zoom

Ekonomi

Kur do të nisë ulja e çmimit të energjisë për shqiptarët?

Në datën 1 janar, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku përsëriti se të gjithë shqiptarët do të paguajnë një çmim më të ulët të energjisë elektrike gjatë vitit 2025.

Tarifa e re për abonentët familjarë pritet të hyjë në fuqi nga 1 shkurti.

Kjo tarifë do të diskutohet dhe miratohet nga Enti Rregullator i Energjisë. Mbledhjen e parë për këtë qëllim ERE e ka nesër.

Ndryshimi i tarifave do të ndodhë vetëm për familjarët dhe jo për bizneset, institucionet buxhetore dhe jobuxhetore, si dhe për disa konsumatorë të tjerë si furrat e bukës.

Por ende nuk dihet sa do të jetë çmimi i ri për ta.

Çmimi aktual që paguajnë familjet shqiptare është 9.5 lekë pa TVSH dhe 11.4 lekë me TVSH.

Postime të lidhura