Aplikacion
Nga SPAK, ku u paraqit në zbatim të masës së sigurisë ndaj tij, Berisha deklaroi se Majko është përgjuar nga SHISH duke blerë vota në Kukës.
Por Pandeli Majko e mohoi që kjo të jetë e vërtetë, duke shtuar se Berisha po bën shoqërinë konfuze.
Sipas Majkos, Sali Berisha ka vjedhur të ardhmen e vendit.
Reagimi i Pandeli Majkos:
Sali Berisha ka deklaruar sot në media se: “Majko është kriminel i madh elektoral në Kukës…”
Publiku i shoqërisë sonë është mjedis delikat! Tundini dhe shkundini njerëzit me gënjeshtrat e duhura dhe ata do të verbohen e sdo te shohin cmendurinë që kane para syve!
Konfuzioni është kontroll! Kjo është e vërteta e vërtetë e Sali Berishës!
Nuk besoj se jam aq i fortë sa të “vjedh” fitoren e munguar të PD në qarkun e Kukësit! Edhe të përsëritur!
Vjedhja e votave dhe bashkëpunimi me krimin e organizuar është mirë tu lihet atyre që kanë fuqi të kontrollojnë punët e kësaj bote! Atyre që dinë dhe ju dhimbset Shqipëria më shumë se sa ata që ajo ka mbajtur me pushtet dhe janë gati ti vënë flakën vendit kur mbesin pa të!
Ishte një kënaqësi tu dëgjoja të më fyenit! Kjo do të thotë se kam bërë gjënë e duhur!
Ka shumë lloj vjedhjesh në këtë botë Doktor! Më e keqja, është vjedhja e të ardhmes! Sigurisht!