zoom

Aktualitet

Ku janë “tigrat” e Belindës? Shqipëria në terr, por anijet në Vlorë nuk prodhojnë energji

Për herë të dytë në gjashtë muaj, gjysma e Shqipërisë mbeti në terr, si pasojë e një defekti në nënstacionin qendror elektrik të vendit.

Problemi zgjati për më shumë se dy orë dhe duket se u bë situatë rënduese për dy plagosje të raportuara në qytetin e Vlorës dhe Fierit, përveç ngërçeve nëpër familje e biznese. Gjithsesi, zyrtarisht pati vetëm një reagim modest në Facebook në faqen e Operatorit të Sistemit të Transmetimit.

Ashtu si dhe në verën e 2024-s, as këtë herë nuk u dha një shpjegim publik se pse sistemi energjetik në vend po bëhet lehtësisht i cënueshëm edhe pse rezulton si sektori me fitimin më të lartë.

Përveç se përgjigje, autoritetet nuk po japin as zgjidhje.

Në vitin 2022, ministrja e Energjetikës, Belinda Balluku njoftoi se Shqipëria po merrte me qira nga SHBA-ja 2 anije lundruese, që do shërbenin si TEC-e për të prodhuar energji dhe për të ndihmuar Shqipërinë në raste krize.

2 vite dhe 100 mln euro më vonë, nuk ka asnjë kilovatorë energji të raportuar nga “Tigri” 1 dhe 2, siç i emëroi Balluku. Sipas saj, tigrat do të nisnin prodhimin në janar 2023 dhe do të përfundonin në shtator të po të njëjtit vit. Me një kosto ditore qiraje 98 mijë euro dhe me zero eficiencë, Shqipëria do të dilte më e fituar në një skenar tjetër lufte, kur bleu 500 euro/MWh në bursën hungareze.

Postime të lidhura