Aplikacion
Veliaj ishte shumë i irrituar kur përmendi emrin e Nesti Angonit, një pseudonim, i shpikur për t’u fshehur pas të dhënave që ishin në dorëzuar në SPAK kundër kryebashkiakut të Tiranës. Një ditë më pas, Sali Berisha i ka dhënë një ndihmë duke i rrëfyer se kush fshihet pas Nesti Angonit, në bazë të dokumentave që janë dorëzuar dhe që Berisha thotë se mund t’i ketë vetëm kryeministri Edi Rama.
“U soll në mënyrë harbute në SPAK, por pastaj i nxorrën dokumentat e atij Nestit. Kush është ai që mund të çojë dosje me të dhëna TIMS, me regjistrime, me fatura hotelesh, udhëtime fabulose, një avion fantazëm 2004, 2014, 2024…? Kush mund t’i çojë këto? Asnjë tjetër në Shqipëri përveç Edi Ramës. Nesti është Edi Rama. Nëpër studio aludojnë se është Lubia. Nuk është. Nuk mund ta mbrojmë atë njeri, por të shesim sapunin për djathë nuk mund të ndodhë. Nga të dhënat që kam unë nga ajo dosje, ajo mund të përpilohet jo nga një, por nga disa institucione së bashku. Nuk ka asnjë lidhje me Kushtetutë dhe ligj, zv.kryeminisrja as me SHISH dhe as me agjencitë, nuk ka asnjë lidhje me kushtetutë dhe ligj, zv.kryeministrja me institucionet e Ministrisë së Brendshme” u shpreh Berisha.
Erjon Veliaj akuzohet për korrupsion në lidhje me një skemë të pastrimit të parave që i faturohet mikut të tij Elman Abule. Disa ditë më parë, agjentët e BKH hynë në shtëpinë e tij dhe sekuestruan celularin e bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa.