Aplikacion
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore.
Në zonën e verilindje reshje shiu dhe dëbore të herëpashershme dhe intensitet të ulët. Gjithashtu reshje shiu të dobëta dhe lokale parashikohen lokalisht edhe në zonën e qendrës dhe jugperëndim.
Era pritet të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare 4-12m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës do të intensifikohet me shpejtësi 14-22m/s, shoqëruar me dallgëzimin në dete të forcës 4-6 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore -2 deri 3°C
në zonat e ulëta 0 deri 13°C
në zonat bregdetare 5 deri 13°C