Aplikacion
Lajmi u konfirmua nga vetë Nano në një prononcim për gazetën zvicerane LeCanton27.ch, ku ai deklaroi se dorëheqja ishte për arsye personale.
Në mesazhin e tij, Nano falënderoi komunitetin shqiptar në Zvicër, të cilin e përshkroi si të bashkuar dhe energjik. Ai theksoi se gjatë mandatit të tij ka punuar për të unifikuar shqiptarët në Zvicër, një komunitet prej mbi 300,000 personash, ku pjesa më e madhe janë nga Kosova, ndërsa rreth 3,000 prej tyre janë nga Shqipëria.
Nano u emërua ambasador në korrik të vitit të kaluar, duke zëvendësuar Ilir Gjonin, i cili kishte mbajtur këtë detyrë që nga viti 2014. Në nëntor 2022, Nano dorëzoi Letrat Kredenciale tek Presidenti i Konfederatës së Zvicrës, Alain Berset.
Aktualisht, Zvicra mbetet pa një ambasador shqiptar, dhe ende nuk është bërë i ditur emri i pasardhësit të Nanos.