Aplikacion
Në klipin e prezantimit, ajo çka bëri përshtypje tek publiku, ishte fakti se Gerta nuk e përmendi në asnjë moment motrën e saj, e cila ka qenë një femomen në edicionet e kaluara. Gjithashtu asnjë reagim nuk erdhi as nga Olta në mbështetje të motrës së saj.
Por pas 3 ditësh (dje) Olta “bëhet e gjallë” teksa poston në rrjete sociale një foto të Gertës shkëputur nga shtëpia e “Vëllait të Madh”. Krahas fotos, ajo falenderon publikun për mbështetjen që kanë treguar gjatë këtyre ditëve për Gertën ndërsa tregon suportin që jep për motrën e saj.
Në fund ajo e mbyll postimin me një shprehje të kthyer në cliche në këtë format “Sot fillon loja”. Nuk e dimë ende nëse Gerta do të përdorë të njëjtën strategji si motra e saj apo do të bëjë të njëtën bujë, ndërsa nuk ka qëndruar e distancuar as 3 ditët e para teksa një konflikt ka lindur mes saj dhe Rozana Radit.
“Kam qenë shumë e emocionuar këto 3 ditë, kam lexuar me vëmendje çdo koment tuajin! Jam shumë e lumtur që po e pëlqeni dhe mbështesni Gertën! Uroj të jetë kështu deri në fund. Fillimi i mbarë, gjysma e punës.Faleminderit. Sot fillon loja!”, shkruan Olta Gixhari.