zoom

Lajme

Grubi në kërkim ndërkombëtar/ Mediat: Ndodhet në Shqipëri, ja ku po qëndron

Artan Grubi, ish-zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut është shpallur në kërkim ndërkombëtar, por Konsulli i Nderit të Kosovës në Maqedoni, Arsim Papraniku thotë se e ka çuar atë në Shqipëri.

Papraniku ka dhënë një deklaratë në polici duke thënë se më 15 dhjetor ka dërguar me makinë ish-zëvendëskryeministrin Artan Grubi në Tiranë, ku kanë pirë kafe dhe e kanë lënë në një hotel pranë stadiumit, raporton INA, duke iu referuar medias Focus.

Disa anëtarë të qeverisë dhe disa institucione kanë informacione jozyrtare se Grubi po qëndron pranë detit Adriatik, në afërsi të Durrësit.

“Më saktësisht, sipas bashkëbiseduesve tanë bëhet fjalë për fshatin turistik Hamallaj buzë bregdetit. Që Grubi gjendet në Shqipëri ka thënë edhe zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti”, shkruan Ina.

Ndërkaq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski tha se nuk dëshiron të spekulojë nëse Grubi është në Shqipëri apo në Kosovë. Por siç theksoi ai, fakti është se ai nuk ishte i pastër si loti. Pasi në të kundërt, sipas tij, ai nuk do të kishte ikur nga drejtësia.

Kujtojme qe pas shpalljes non grata nga SHBA, Gjykata Penale pranoi propozimin e Prokurorisë dhe caktoi paraburgim 30 ditorë për ish zv.kryeministrin Artan Grubi dhe ish drejtorin e Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami.

Postime të lidhura