Aplikacion
Autorja, 49-vjeçarja E. T., është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Sarandës për veprime të mëtejshme procedurale.
Ndërsa viktima është identifikuar si 55-vjeçari me iniciale Ll. T.. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.
Njoftimi i policisë:
Sarandë/Informacion paraprak
Në orët e para të mëngjesit, në fshatin Metoq, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti në familje, shtetasja E. T., 49 vjeç, ka vrarë me sopatë bashkëshortin e saj, shtetasin Ll. T., 55 vjeç, në banesën e tyre.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar autoren e dyshuar në ambientet e Komisariatit të Sarandës për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.