zoom

Aktualitet

Tronditet Saranda/ Gruaja vret burrin me sëpatë në kokë

Një krim i rëndë në familje ka ndodhur në fshatin Metoq, Sarandë.

Gruaja ka goditur burrin me sëpatë në kokë pas një sherri me tyre duke i marrë jetën

Raportohet se ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit në orët e para të mëngjesit.

Nuk dihen ende shkaqet e krimit në familje.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit, në fshatin Metoq, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti në familje, shtetasja E. T., 49 vjeç, ka vrarë me sopatë bashkëshortin e saj, shtetasin Ll. T., 55 vjeç, në banesën e tyre.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar autoren e dyshuar në ambientet e Komisariatit të Sarandës për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.