Aplikacion
Pasi u stabilizua gjendja e tij shëndetësore, ai fajësoi policët se e kanë shtyrë.
“Më shtynë policët dhe u rrezova pa ndenja. Kam aritmi, nuk jam në gjendje të mirë shëndetësore, po shkoj drejt spitalit ushtarak”, u shpreh Gjekmarkaj.
Edhe Sali Berisha bëri përgjegjës efektivët e policisë për gjendjen e Gjekmarkajt.
“Edi Rama është përgjegjës për dhunën fizike ndaj nënkryetarit të Parlamentit, për Agron Gjekmarkajn dhe i shpreh atij solidaritet. Edi Rama është një hakmarrës i verbër, i cili nuk ndalet para asnjë krimi. Opozita do e tregojë veten siç e meriton, dënoj këtë akt të shëmtuar, këtë krim”, tha Berisha.