zoom

Lajme

PROTESTA/ Deputeti i PD humb ndjenjat, Flamur Noka hedh akuza të forta

Opozita po vijon mosbindjen civile në Tiranë.

Protestuesit kanë bllokuar disa nga rrugët kryesore në kryeqytet, ndërsa nuk munguan as përlasjet fizike mes tyre dhe policisë.

Gjatë situatës së tensionuar, deputetit Agron Gjekmarkaj i ka rënë të fikët. Papritur, ai nuk u ndje mirë dhe ra pa ndjenja. Atij ju dha ndihma e parë dhe aktualisht është në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

Te Rruga e Elbasanit nga ana tjetër, Flamur Noka u përplas ashpër me shefin e komisariatit nr. 1.

“Kriminel, ka policë me kallash”, iu drejtua Flamur Noka, duke akuzuar se mes protestuesve, policët ishin armatosur me kallashë.

Postime të lidhura