zoom

Lajme

Kaos në Tiranë nga protesta e opozitës/ Policia thirrje për lirimin e rrugëve

Qarkullimi në Tiranë është paralizuar prej thuajse një ore, pas grumbullimit të demokratëve në pesë pikat kryesore të kryeqytetit për të protestuar.

Demokratët kanë dalë në rrugë, në mosbindje civile, për të kërkuar rrëzimin e qeverisë.

Për pasojë, qarkullimi te Zogu i Zi, shesh7 Wilson, Rruga e Elbasanit, Bashkia e Tiranës dhe Pallati me Shigjeta është bllokuar.

Mes protestuesve dhe qytetarëve të tjerë ka përplasje verbale sepse kërkohet që të lirohen rrugët për shkak të emergjencave që kanë.

Policia nga ana tjetër ka bërë apel të përsëritur me megafoj për protestusit që të largohen nga rrugët, duke çliruar trafikun.

Por deputetët e PD deklarojnë se nuk do ta hapin rrugën dhe i bëjnë thirrje policisë që të bashkohet me protestën.

Postime të lidhura