zoom

Lajme

Martohet Loredana, merr mbiemrin e futbollistit gjerman

Këngëtarja shqiptare, Loredana Zefi i ka dhënë fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë me futbollistin gjerman, Karim Adeyemi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një postimi në “Instagram”, ku ka treguar unazat e martesës.

“02.10.2024 Përgjithmonë,” shkruan Loredana.

Pas celebrimit, Loredana ka marrë mbiemrin e bashkëshortit të saj, duke e shkruar atë edhe në faqen e saj zyrtare të “Instagram”: Loredana Adeyemi.

Loredana bëri publike lidhjen e saj të dashurisë rreth një vit më parë me futbollistin gjerman, Karim Adeyemi.

Këngëtarja jeton në Gjermani me partnerin dhe vajzën e saj, Hana.

Më herët, ajo ka qenë në një lidhje të shumëkomentuar me këngëtarin Mozzik, me të cilin solli në jetë vajzën e saj.

Postime të lidhura