zoom

Aktualitet

29-vjeçari kërcënoi se do vriste babanë në Shkodër, ndërhyn policia

Një ngjarje e rëndë kriminale është parandaluar në Shkodër.

Një 29-vjeçar që fillimisht ka goditur babanë e tij me sende të forta dhe me mjet prerës, ka kërcënuar se do ta vriste.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “10 Korriku”, Shkodër, ku policia ka marrë njoftimin se djali dhunonte dhe kërcënonte babanë e tij.

Policia thotë se u arrestua në flagrancë, R. L., 29 vjeç.

Si pasojë e dëmtimeve, 61-vjeçari N.L., u dërgua në spital dhe pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore, është larguar në banesë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.