Aplikacion
Ngjarja ndodhi gjatë orëve të para të mëngjesit të së shtunës pas kallëzimit të një 20-vjeçari, se taksisti, identifikuar si shtetasi A.P., ndaloi mjetin në një rrugë të pabanuar pranë lagjes Çollakëve, duke e grabitur.
Atje, ai përdori dhunë për t’i marrë viktimës një shumë parash dhe dy aparate celularë, para se ta zbriste nga taksia dhe të largohej nga vendi i ngjarjes.
Policia ndërhyri menjëherë pas marrjes së kallëzimit, duke identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar. A.P, i cili akuzohet për veprën penale “Vjedhje me dhunë”, ndërsa materialet e rastit i janë dorëzuar Prokurorisë për procedura të mëtejshme ligjore.