Aplikacion
“Do të shpërndajmë 2.2 miliardë lekë në formën e shpërblimeve të menjëhershme për disa nga kategoritë sociale më vulnerabël. Konkretisht do të jenë përfitues të bonusit prej 15,000 lekësh të gjitha familjet që trajtohen me Ndihmë Ekonomike, Personat me Aftësi të Kufizuar (PAK), si dhe kujdestarët e tyre”, tha ministri i Financave, Petrit Malaj.
Gjatë mbledhjes së posaçme për të ndryshuar buxhetin e vitit 2024, Këshilli i Ministrave detajoi edhe bonusin e pranverës, të premtuar për pensionistët.
“Do të vëmë në jetë premtimin për garantimin e bonusit të Pranverës, duke siguruar krijimin e një llogarie speciale në Bankën e Shqipërisë, në mbështetje të pensionistëve në të cilën do të transferohet një fond prej 6.3 miliardë lekësh. Në pranverë do të përfitojnë bonus në masën 10 mijë lekë ose 100 Euro të gjithë ata pensionistë, pensioni mujor i të cilëve është nën 20 mijë lekë dhe 5 mijë lekë ose 50 Euro të gjithë ata pensionistë, vlera e pensionit mujor të të cilëve është mbi 20 mijë lekë”, shtoi Malaj.
Me aktin e fundit normativ, qeveria jep edhe 1.4 mld lekë shtesë për bujqësinë, në mbështetje të sektorit. Ndërsa 1.6 miliardë lekë do të shkojnë për bashkitë, që të shlyejnë detyrimet e prapambetura.
Tragjedia në Magdeburg, Rama: I tmerruar! Shqipëria qëndron në solidaritet me Gjermaninë