Aplikacion
Me një kosto të përllogaritur 24 miliardë lekë deri në 2050-n, qeveria synon të japë grante dhe kredi të buta për familjet deri në 50% të investimit të nevojshëm.
Drafti në konsultim parashikon disa skenare, kur është e nevojshme ndërhyrja; nga rinovimet më minimale për rregullimin termik e deri tek instalimi i burimeve të rinovueshme të energjisë.
Më tej, në strategji banesat dhe familjet ndahen sipas parametrave klimatike, në bazë të numrit mesatar të grade-ditëve-të-ngrohjes vjetore, nga të cilat varen kërkesat e energjisë për ngrohje të ambientit dhe deri diku edhe për ujë të ngrohtë.
Zona klimatike 1, aty ku bën pjesë Tirana dhe Durrësi, është zona me konsumin më të lartë energjetik.
Analiza tregon një rënie të lehtë të konsumit të energjisë në sektorin e banesave për periudhën 2021- 2023. Kjo ulje lidhet me disa faktorë: rritjen e efiçencës së energjisë për shkak të rritjes së çmimeve të komoditeteve të energjisë, përmirësimin e cilësisë së ndërtesave të reja të banimit, dhe uljen e popullsisë për shkak të emigrimit. Sipas planit, banesat rezidenciale konsumojnë rreth 27% të energjisë totale.
Projekti do të nisë që në vitin 2025 me ndërtesat publike dhe deri në 2050-, duhet të jenë rinovuar rreth 745 mijë banesa, përkthyer në 60 mln m2, thotë dokumenti.
Tragjedia në Magdeburg, Rama: I tmerruar! Shqipëria qëndron në solidaritet me Gjermaninë