Aplikacion
Spahiun e kapën plumbat gjatë breshërisë së kallashnikovit, që u gjuajt në drejtim të Hajrullës.
35-vjeçari mbeti i plagosur dhe u dërgua në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa Kevin Hajrulla ndodhet në gjendje kritike te spitali i Traumës në Tiranë.
Autorët dyshohet se kanë qenë tre.
Pas krimit, ata dogjën në fshatin Panaja të Vlorës makinën me të cilën lëviznin.
Kevin Hajrulla është kushëriri i Inez Hajrulla, një nga personat më të kërkuar nga drejtësia, i njohur gjithashtu si “i forti i Vlorës”.